image Osmani udhëton në Katar, takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe merr pjesë në Forumin e Dohas

Politikë

Osmani udhëton në Katar, takohet me zyrtarë të lartë të shtetit dhe merr pjesë në Forumin e Dohas

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Emirit Sheikh Tmamim bin Al Thani, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Katar.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra e Presidencës përmes një komunikate për medie, ku thuhet se Osmani do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, raporton Gazeta Sinjali.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të  të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.”, thuhet në komunikatë.

Në Forumin e Dohas, presidentja Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera. 

Gjatë vizitës në Katar, Osmanit do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz. 

/GazetaSinjali/