image Osmani tregon se në takimin me subjektet politike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit

Politikë

Osmani tregon se në takimin me subjektet politike u diskutua edhe për zhvillimet e fundit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me përfaqësuesit e partive politike ka njoftuar, se është diskutuar edhe për zhvillimet e fundit.

“Natyrisht janë diskutuar edhe shqetësimet e tjera të cilat ekzistojnë”, tha Osmani.

Presidentja më tej ka theksuar se si presidente e vendit do të bënë çmos që në koordinim me institucionet e vendit, në veçanti me institucionet e sigurisë, të ndërmerren të gjithë hapat në mënyrë që siguria e qytetarëve të jetë primare, dhe të mbrohen të drejtat e tyre, të cilat janë të garantuara me kushtetutë, përfshirë të drejtën në votë.

/GazetaSinjali/