image Osmani thumbon ish-presidentët për punën e shpenzimeve: Ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten

Politikë

Osmani thumbon ish-presidentët për punën e shpenzimeve: Ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten

news image

Presidentja Vjosa Osmani, thotë se në vitin 2021 janë realizuar më shumë aktivitete ndërkombëtare se sa në periudhat paraprake pa pandemi.

Ndërkaq, sipas saj, janë shpenzuar shumëfish më pak të holla.

“Keqpërdoruesit recidivistë të pushtetit, paskan tentuar dje të ndërtojnë narrativën se shpenzimet shumëfish më të vogla të kabinetit tim qenkan për shkak të ‘izolimit ndërkombëtar’. Përderisa për këdo që pa paragjykime ka përcjellur aktivitetin tim për promovimin ndërkombëtar të shtetit tonë nuk kam nevojë ta jap këtë spjegim, dua t’i them keqpërdoruesve recidivistë që e vetmja gjë që kam izoluar është dëmi i madh ndaj vendit për të cilin duhet t’u ‘falënderohemi’ pushteteve paraprake”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Andaj, ajo ka thënë se paraardhësit e saj në krye të shtetit, nuk janë shembull i modelit që duhet ndjekur.

“Idetë për ndarje e defunksionalizim të Kosovës promovoheshin me para të taksapaguesve, ndërkaq sot në vend se të skuqen për gjithë dëmin e shkaktuar, dalin e ankohen pse Presidentja e sotme nuk po vepron sikur pushtetarët paraprak. Ta keni të qartë, ju nuk jeni standardi me të cilin ne e masim veten./GazetaSinjali/