image Osmani thotë se Zvicra është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave antiCOVID

Kosovë

Osmani thotë se Zvicra është e gatshme ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e vaksinave antiCOVID

news image

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi Osmani ka vlerësuar lartë gatishmërinë e shtetit Zviceran për ndihmën e Kosovës në sigurimin e vaksinave antiCOVID.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për themelimin e sa më të shpejt të institucioneve e ku u theksua edhe nevoja për respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve.

U.d. Presidentja Osmani theksoi po ashtu që si rezultat i kësaj vizite, tashmë janë ndërmarrë hapat e parë për konkretizimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe që shumë shpejt do të iniciohen projekte e nisma të tjera në fusha të ndryshme konform prioriteteve zhvillimore të qeverisjes së re”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës./Gazeta Sinjali/