image Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

Politikë

Osmani: Terroristët s’na zmbrapsin, vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish pas tensioneve që po vazhdojnë në Veri.

Osmani ka publikuar një foto të Policisë së Kosovës, duke thënë se në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës jemi të gjithë në krah të tyre.

“Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.

Të gjithë bashkë me një mesazh:

Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!

Faleminderit heronjve tanë në uniformë!

Kosova është e përjetshme! 🇽🇰

/GazetaSinjali/