Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar sërish pas tensioneve që po vazhdojnë në Veri.
Osmani ka publikuar një foto të Policisë së Kosovës, duke thënë se në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës jemi të gjithë në krah të tyre.
“Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Në misionin fisnik, në mbrojtje të integritetit e sovranitetit të Republikës së Kosovës, jemi të gjithë në krah të Policisë së Kosovës.
Të gjithë bashkë me një mesazh:
Terroristët s’na zmbrapsin, por vetëm e forcojnë vendosmërinë tonë!
Faleminderit heronjve tanë në uniformë!
Kosova është e përjetshme!