Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite që i bëri organizatës “Medica Gjakova” ka kërkuar nga institucionet dhe shoqëria që të qëndrojnë pranë grave që ishin viktimë e dhunës seksuale në luftë.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se të mbijetuarat e dhunës seksuale në luftë janë viktima të dyfishta – së pari janë viktimë e vetë krimit, e së dyti, viktima të paragjykimeve nga shoqëria.
“Këto gra nuk janë vetëm! Në njërën anë, ato kanë mbështetjen e organizatave si Medica Gjakova, të cilën e vizituam këto ditë, e organizatave të tjera simotra që nuk reshtin së rezistuari çfarëdo presioni, e në anën tjetër, na kanë ne të cilët ju përkulemi përpara qëndresës së pashoq përballë dhimbjes e vuajtjes që ato përjetojnë”, shkroi ajo. /Gazeta Sinjali/