Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim togerin Ylli Dalladaku të cilin Osmani e sheh si shembull të rezultateve pas përkushtimit e punës së tij.
Osmani i ka uruar suksese të radhës, teksa shton se suksesi i tij për veçse për të, rezulton edhe për Kosovën.
“Në njërën anë, përgatitja e tij shembullore, e në anën tjetër përsosmëria e kurseve ushtarake amerikane, rezultuan me suksesin e jashtëzakonshëm të Yllit, e nëpërmjet tij edhe të Kosovës.
I suksesshëm në West Point, i suksesshëm në kursin bazik të oficerit të këmbësorisë në SHBA dhe i suksesshëm në përfundimin e shkollës ‘Ranger’ që është kursi më sfidues në ushtrinë amerikane.
Suksese Ylli! E gjithë Kosova është krenare me ty!”, tha Osmani.