image Osmani takon Sunak, temë diskutimi përpjekjet e përbashkëta rreth paqes dhe sigurisë afatgjatë

Politikë

Osmani takon Sunak, temë diskutimi përpjekjet e përbashkëta rreth paqes dhe sigurisë afatgjatë

news image

Presidentja e Kosovës , Vjosa Osmani, është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak.

Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se me Sunak folën për zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin mes Kosovës e Britanisë, të cilin ajo e quajti të fortë.

“Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e qëndrueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjatë”, tha Osmani.

/GazetaSinjali/