image Osmani takon sekretarin e INTERPOL-it, shprehet vullneti për luftim të krimit ndërkufitar

Politikë

Osmani takon sekretarin e INTERPOL-it, shprehet vullneti për luftim të krimit ndërkufitar

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar në Mynih, sekretarin e INTERPOL-it, Jurgen Stock dhe drejtoreshën ekzekutive të EUROPOL, Catherine De Bolle.

“Shpreha vullnetin e institucioneve të Kosovës për të punuar së bashku në përpjekjet tona për zbatim të ligjit dhe luftimin e krimit ndërkufitar”, është shprehur Osmani pas takimit.

Osmani tutje tha se “Ripohuam se prioritet i yni kryesor mbetet sundimi i ligjit”.

/GazetaSinjali/