image Osmani takon Scholz: Partneriteti në mes të Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur

Politikë

Osmani takon Scholz: Partneriteti në mes të Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur

news image

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.

“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, tha Osmani.

“Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, theksoi ajo.

/GazetaSinjali/