image Osmani dekreton hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë

Kosovë

Osmani dekreton hapjen e Misionit Special në Selinë e Shenjtë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

Me këtë rast ajo, Osmani tha se kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një “kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vjetësh përpjekjesh intensive së bashku me lidershipin”, ka shkruar Osmani në X.

“Kjo është një e arritur e madhe për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet Kosovë-Vatikan, për të cilat ne angazhohemi që të thellohen”.

/GazetaSinjali/