image Osmani takon kryeministrin slloven, e falënderon për mbështetjen për liberalizimin e vizave

Politikë

Osmani takon kryeministrin slloven, e falënderon për mbështetjen për liberalizimin e vizave

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, me të cilin diskutoi për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore.

Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Osmani.

/GazetaSinjali/