image Osmani takon kryeministrin e Kanadasë, tregon se çfarë diskutuan

Politikë

Osmani takon kryeministrin e Kanadasë, tregon se çfarë diskutuan

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin kanadez, Justin Truedeau gjatë Samitin e Frankofonisë që u mbajt në Tunizi.

Ajo tha se me Truedeau foli për zhvillimet në rajon por edhe për mbështetjen e Kanadasë.

“Në Samitin e Frankofonisë fola me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se gjatë këtij samiti, Osmani takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

/GazetaSinjali/