Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin kanadez, Justin Truedeau gjatë Samitin e Frankofonisë që u mbajt në Tunizi.
Ajo tha se me Truedeau foli për zhvillimet në rajon por edhe për mbështetjen e Kanadasë.
“Në Samitin e Frankofonisë fola me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se gjatë këtij samiti, Osmani takoi edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron.