image Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë

Politikë

Osmani takon kryeministren e Danimarkës, diskuton zhvillimet e fundit në Kosovë

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, me të cilën tha se foli edhe për zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Osmani gjithashtu ka theksuar se Danimarka është një mike e vlefshme për Kosovën.

“Kënaqësi të bisedoj me Kryeministrin daneze Mette Frederiksen gjatë Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike. Një mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit në vendin tonë dhe rajon. Danimarka është një mik i vlefshëm për Kosovën dhe ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, ka shkruar Osmani në X.

/GazetaSinjali/