image Osmani takon kancelarin austriak Karl Nehammer: Me të do të rrisim përkrahjen brenda BE-së për vizat

Politikë

Osmani takon kancelarin austriak Karl Nehammer: Me të do të rrisim përkrahjen brenda BE-së për vizat

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Bruksel ka takuar kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, me të cilin ka biseduar për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se gjatë takimit me kancelarin e Austrisë, presidentja Osmani ka falënderuar atë për mbështetjen e qartë të Austrisë pro liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Austria po luan rol të rëndësishëm për ta çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës dhe vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Ne mbesim të përkushtuar në rrugëtimin tonë evropian”, ka deklaruar presidentja.

Osmani, po realizon takime me krerët e shteteve anëtare të BE-së në Bruksel, pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

/GazetaSinjali/