image Osmani takon edhe kryeministren lituaneze: Tash është kyçe mbështetja juaj për anëtarësim në KE - Sinjali

Osmani takon edhe kryeministren lituaneze: Tash është kyçe mbështetja juaj për anëtarësim në KE

news image

Presidentja Vjosa Osmani pas takimit me homologun e saj të Lituanisë, është pritur edhe nga kryeministrja e këtij vendi, Ingrida Simonyte. Osmani i kërkoi mbështetjen e Lituanisë në synimet e Kosovës për anëtarësim në organizata të rëndësishme botërore, por theks të veçantë i vuri kërkesës për ndihmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ku Kosova sot dorëzoi kërkesën zyrtarisht.

“Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e Lituanisë ndër vite, ndërkaq tani është kyçe mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe në aspiratat tona drejt integrimit në BE dhe në NATO”, ka shkruar Osmani.

Osmani tha se forcimi i bashkëpunimit me aleatët tanë mbetet prioritet kyç i politikës së jashtme të Kosovës dhe Lituanisë.

“Në një kohë vendimtare për të ardhmen e kontinentit tonë, me kryeministren u dakorduam që ta intensifikojmë bashkëpunimin e ndërsjellë në politikën e jashtme dhe të sigurisë”.

Osmani tha se në takimin që patën në Vilnius me Simonyte, temë diskutimi ishte edhe situata e sigurisë në Evropë pas fillimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, si dhe për rritjen e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, teknologjisë informative si dhe në fusha të tjera.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin