image Osmani takon ambasadoren holandeze: Kemi përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Politikë

Osmani takon ambasadoren holandeze: Kemi përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo. Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, përballjen me pandeminë dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Osmani, në këtë takim, ka përsëritur se Kosova tashmë ka plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave, ndaj në këtë kontekst ka shfaqur shpresën se do ta ketë mbështetjen e shtetit holandez.

Sipas saj, është radha që BE-ja ta mbajë fjalën kundrejt qytetarëve të Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Të dyja palët diskutuan edhe për bashkëpunimin politik dhe ekonomik ndërmjet Holandës dhe Kosovës.

Në fund të takimit ambasadorja Loobezo ia ka dorëzuar Osmanit telegramin e urimit të mbretit të Holandës, Willem-Alexander R., për 14-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

/GazetaSinjali/