Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme është takuar me të dërguarin e shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Osmani ka bërë të ditur se është shprehur e përkushtuar për rritjen e bashkëpunimit në fushat e përbashkëta mes dy shteteve.
“U takuam sot me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, në ditën e tij të fundit në Kosovë. Shpreha përkushtimin tonë të palëkundur në marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe presim me padurim rritjen e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, shkroi Osmani në një postim në Twitter.
Osmani ishte takuar edhe gjatë ditës së hënë me Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak të cilët sot përfundojnë vizitën treditore në Kosovë, ndërsa nesër do e fillojnë vizitën e tyre në Serbi.
Met today with ???????? DAS Gabriel Escobar on his final day in ????????. I expressed our unwavering comittment to the Kosovo-U.S. relationship & look forward to increasing cooperation on areas of shared interest. pic.twitter.com/yv6NsczYUE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 2, 2022