Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Gjatë këtij takimi Osmani u informua nga Sveçla, për situatën e sigurisë në Veriun e vendit.
“Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit”, njofton Zyra e Presidencës.
Ndërkaq Osmani është në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.
“Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”.
Njoftimi i plotë:
Presidentja Osmani informohet lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Ministri Sveçla ka njoftuar Presidenten Osmani për hapat e ndërmarra për sa i përket sigurisë publike dhe mbarëvajtjes se funksionimit të institucioneve ligjzbatuese në veri të vendit.
Presidentja Osmani ka qenë dhe është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet e sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.