image Osmani takohet me presidentin slloven në Greqi

Politikë

Osmani takohet me presidentin slloven në Greqi

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin slloven, Borut Pahor, në Greqi ku po marrin pjesë udhëheqës rajonalë.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka shkruar se: “kënaqësi ta takoja presidentin Borut Pahor në SEECP  në Thessaloniki për të ritheksuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe për ta falënderuar për mbështetjen në rrugën tonë euroatlantike”.

Presidentja Osmani po qëndron në Greqi ku është takuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Osmani mori pjesë edhe në darkën e shtruar ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

/GazetaSinjali/