image Osmani takohet me presidentin e Panamasë, diskutojnë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

Politikë

Osmani takohet me presidentin e Panamasë, diskutojnë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot është pritur në Panama nga presidenti i kësaj republike, Laurentino Cortizo Cohen.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se takimi është zhvilluar për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Panamasë.

“Përkrahja për Kosovën nuk ka munguar në asnjë kënd të botës, prandaj mbështetja e aleatëve tanë si Panamaja është vendimtare për forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare. E falënderova presidentin Cortizo për mbështetjen e palëkundur, e cila i ka themelet në vlerat tona të përbashkëta demokratike”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se në takim është diskutuar edhe për hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, duke përfshirë këtu tregtinë, arsimin, kulturën e ndërmarrësinë.

Në takim është folur edhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Postimi i plotë i saj:

Sot, me nderime shtetërore, u prita nga Presidenti i Republikës së Panamasë, Laurentino Cortizo Cohen për të hapur kapituj të rinj të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Përkrahja për Kosovën nuk ka munguar në asnjë kënd të botës, prandaj mbështetja e aleatëve tanë si Panamaja është vendimtare për forcimin e pozitës sonë ndërkombëtare. E falënderova presidentin Cortizo për mbështetjen e palëkundur, e cila i ka themelet në vlerat tona të përbashkëta demokratike.

Përgjatë takimit, ndër të tjera diskutuam hapat e mëtejmë për ta forcuar bashkëpunimin ndërshtetëror në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, përfshirë tregtinë, arsimin, kulturën, ndërmarrësinë si dhe për përkrahjen që i duhet Kosovës në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. 

May be an image of 13 people, people standing and indoor
May be an image of 4 people, people standing and indoor

/GazetaSinjali/