Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me përfaqësues të Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, ku është biseduar për kërkesat e zjarrfikësve, të cilat për vite të tëra po neglizhoheshin, transmeton Gazeta Sinjali.
Sindikata e Zjarrfikësve ka paraqitur problemet e akumuluara ndër vitesh lidhur me kushtet e punës dhe nivelin e lartë të rrezikshmërisë, me të cilat ata përballen çdo ditë.
Kryetarja Osmani, gjatë takimit të sotëm iu premtoi atyre se do t’i adresojë shqetësimet dhe problemet e Sindikatës dhe për të njëjtit do të krijohen kushte më të mira.