image Osmani takohet me përfaqësuesen e OKB-së, flasin për perspektivën e Kosovës - Sinjali

Osmani takohet me përfaqësuesen e OKB-së, flasin për perspektivën e Kosovës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me nënsekretaren e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Çështje Politike dhe Ndërtimin e Paqes, Rosemary Anne DiCarlo.

Osmani ka bërë të ditur se me të ka biseduar për çështjen e Ukrainës, por edhe për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

“Mike e dashur e Kosovës për çështjet aktuale gjeopolitike dhe të ardhmen tonë euroatlantike. Theksoi përafrimin e politikave me partnerët e BE-së dhe NATO-s për Ukrainën dhe kontributin tonë për paqen dhe sigurinë në rajon”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin