Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon disa takime.
Një nga takimet ishte me nënsekretaren amerikane, Victoria Nuland, e cila e falënderoi Osmanin për mbështetjen për “mikpritjen afatshkurtër të afganëve”.
“Me kënaqësi mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar një gamë të gjerë prioritetesh të përbashkëta, duke përfshirë sundimin e ligjit, energjinë dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shtetet e Bashkuara falënderojnë Kosovën për mbështetjen e hershme dhe bujare për të pritur përkohësisht afganët e zhvendosur”, ka shkruar Nuland në një postim në Twitter.
Pleased to welcome Kosovo President @VjosaOsmaniPRKS to discuss a wide range of shared priorities, including rule of law, energy, and normalization of relations with Serbia. The United States thanks Kosovo for its early and generous support to temporarily host relocated Afghans. pic.twitter.com/hESM4mRLoA
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) November 10, 2021
Osmani është takuar edhe me drejtoreshën e USAID-it, Samantha Power.
“Me kënaqësi e mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani për të diskutuar rreth mbështetjes së USAID-it për popullin e Kosovës dhe si mund të ndihmojmë në avancimin e fuqizimit të grave dhe punësimin. Kur e falënderova për mbështetjen e Kosovës për 2,000 refugjatë afganë, ajo tha, ‘ne e kemi mirëpritur mundësinë për t’ua kthyer ndihmën’”, ka shkruar Power.
Great to welcome President @VjosaOsmaniPRKS to discuss @USAID support for the people of #Kosovo, and how we can help advance women’s empowerment & employment. When I thanked her for Kosovo’s support for 2,000 Afghan refugees, she said, “we welcome the chance to give back.” pic.twitter.com/Oc3OWRjSfT
— Samantha Power (@PowerUSAID) November 11, 2021