image Osmani takohet me ministrin polak: Kërkon mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Politikë

Osmani takohet me ministrin polak: Kërkon mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në KE

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me ministrin e Jashtëm të Polonisë, Zbigniew Rau.

Në takim presidentja e Kosovës ka potencuar nevojën për mbështetjen e Polonisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.

“Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Polonisë, z. Zbigniew Rau. Potencova nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë, si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, përfshirë mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euro-atlantike”, thuhet në komunikatë.

Me ftesë të Presidentit Pendarovski, Presidentja Osmani po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog me temë: Formësimi i të ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore evropiane të sigurisë, i cili po zhvillon punimet nga data 16 deri 18 qershor në Ohër. 

/GazetaSinjali/