image Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Japonisë

Politikë

Osmani takohet me ministrin e Jashtëm të Japonisë

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Jashtëm të Japonisë, Toshimitsu Motegi, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës.

Në këtë takim, presidentja Osmani e ka konsideruar shtetin e Japonisë si partner strategjik të Kosovës.

Ajo gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e thellimit të raporteve me shtetin aziatik.

“Republika e Kosovës është partneri më i besueshëm në Ballkan i Japonisë, ndaj presim nga ajo mbështetje të mëtejme për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht marrjen e njohjeve të reja dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, ka theksuar presidentja Osmani në takim me ministrin Motegi.

Ajo u shpreh se ka hapësirë të rritet bashkëpunimi edhe në fushën e arsimit, mbrojtjes, shëndetësisë, mjedisit etj., me ç’rast konfirmoi gatishmërinë e palës kosovare për angazhim të plotë në këtë drejtim.

Në vazhdën e takimeve me krerët shtetërorë të Japonisë, presidentja Osmani pritet ta takojë edhe kryeministrin japonez Yoshihide Suga./GazetaSinjali/