image Osmani takohet me Milatoviq: Vendet tona të përafrohen me institucionet euroatlantike

Politikë

Osmani takohet me Milatoviq: Vendet tona të përafrohen me institucionet euroatlantike

news image

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me homologun e saj nga Mali i Zi, Jakov Milatoviq.

Ajo ka thënë se ky takim u zhvillua në margjinat e samitit Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) që u mbajt në Podgoricë të Malit të Zi.

“Mundësi e mirë për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin që afrojmë vendet tona me institucionet euroatlantike”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Milatoviq në një konferencë për media me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, e ka përmendur refuzimin që i është bërë Malit të Zi nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të ndihmuar ky shtet fqinj në dialog.

“Ne mbështesim absolutisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.

“Shpresojmë për një de-përshkallëzimin të tensioneve. Qëndrimi i Malit të Zi është i qartë, ne mbështesim dialogun”, tha ai.

/GazetaSinjali/