image Osmani takohet me Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai

Politikë

Osmani takohet me Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Mbretin dhe Mbretreshën e Lesotos në Dubai në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, COP28.

Ajo është shprehur se është e nderaur për takimin me Mbretin Letsie III dhe Mbretëreshën ‘Masenate Mohato Seeiso.

“Ne jemi të përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona, si dhe për të punuar së bashku për të adresuar sfidat e përbashkëta globale”, ka thënë Osmani në platformën X.

/GazetaSinjali/