image Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve

Politikë

Osmani takohet me kryeministrin e Katarit, diskutuan për marrëdhëniet mes dy vendeve

news image

Presidentja Vjosa Osmani takimin e radhës e ka pasur me kryeministrin e Katarit, Khalid bin Khalifa bin Abdulaziz Al Thani.

Osmani dhe kryeministri i Katarit kanë biseduar për thellimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve, me theks të veçantë për bashkëpunimin ekonomik.

“Po ashtu takuam edhe udhëheqës të shteteve jonjohëse dhe të organizatave ndërkombëtare. Kosova ka miq anekënd botës dhe këto miqësi do të vazhdojmë t’i thellojmë më tej”, shkroi Osmani.

Osmani aktualisht po merr pjesë në hapjen e Forumit të Dohas, së bashku me përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad Al Thani.

/GazetaSinjali/