Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim homologun e saj slloven Borut Pahor.
Pahor ndodhet për vizitë në vendin tonë pas publikimit të “non-paper” në shtetin e tij slloven muajin e kaluar.
Ai gjatë ditës së djeshme ka deklaruar se dëshiron të këshillohet para samitit të udhëheqësve në Brdo – Brijuni, më 17 maj.
Ditë më parë, Pahor është takuar edhe me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, ku kishte thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Veç tjerash, Meta kishte njoftuar se është nënvizuar edhe rëndësia e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi.
Pas takimit, homologët Osmani dhe Pahor do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. /Gazeta Sinjali/