image Osmani takohet me Cramonin, ia përmend nevojën për liberalizimin e vizave

Politikë

Osmani takohet me Cramonin, ia përmend nevojën për liberalizimin e vizave

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim një delegacion të Parlamentit Evropian të udhëhequr nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel.

Nga Presidenca bëjnë të ditur se në këtë takim theks i veçantë është vënë në perspektivën evropiane të Kosovës, mbështetjen e ofruar nga Bashkimi Evropian, si dhe nevojën për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për kosovarët.

Osmani citohet të ketë shprehur mirënjohje për qëndrimin pozitiv të PE-së sa i përket procesit të liberalizimit të vizave, derisa ka theksuar që ka shumë potencial për të intensifikuar bashkëpunimin dhe mbështetjen e institucioneve të BE-së karshi Kosovës. 

Sipas saj, institucionet e reja në vend janë të gatshme për të udhëhequr reformën, si në fushën e sundimit të ligjit, krijimin e vendeve të reja të punës, investimin në bujqësi dhe avancimin e Agjendës së Gjelbër.

Në këtë kontekst, e para e vendit i ka bërë thirrje për prezencë dhe ndihmë të shtuar nga ana e BE-së për të siguruar mbarëvajtjen dhe qëndrueshmërinë e këtyre proceseve.

Në takim u fol edhe për dialogun me Serbinë, me ç‘rast Osmani citohet të ketë thënë se ky proces duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe se marrëveshjet e arritura duhet të ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve./Gazeta Sinjali/