Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua me ambasadorin amerikan Philip Kosnett.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim me ambasadorin amerikan Philip Kosnett, ka biseduar për agjendën e Kuvendit dhe çështjet që pritet të trajtohen në seancat e radhës.
Osmani e njoftoi ambasadorin amerikan Kosnett lidhur me urgjencën e miratimit të një numri të konsiderueshëm të marrëveshjeve ndërkombëtare, me të cilat synohet përmirësimi i jetës së qytetarëve të Kosovës.
Në këtë kontekst, kryetarja e Kuvendit e informoi ambasadorin amerikan edhe për themelimin e Komisionit parlamentar, i cili do ta trajtojë menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga institucionet përkatëse.
Ambasadori Kosnett gjatë ditës së sotme është takuar edhe me kryeministrin Hoti. /Gazeta Sinjali/