image Osmani: Sulmi ndaj djalit të Rashiqit është akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit

Kosovë

Osmani: Sulmi ndaj djalit të Rashiqit është akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit

news image

Edhe ushtruesja në detyrë e presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar pas sulmit ndaj djalit të politikanit Nenad Rashiq, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani, sulmin ndaj djalit të Rashiqit e ka cilësuar si akt kundër demokracisë dhe lirisë së individit.

Ftoj organet e rendit që sa më shpejtë t’i sjellin para drejtësisë autorët e krimit. Është tashmë e qartë që sulmi ndaj tij është në vazhdën e kërcënimeve të shumta e ndërhyrjeve ilegale të Serbisë në Kosovë, që kanë për qëllim frikësimin e qytetarëve serbë”, ka theksuar Osmani në reagimin e saj. 

U.d. Presidentja, poashtu ka bërë thirrje që të hetohet rasti i djegies së veturës së deputetit Mefail Bajqinovci. 

“Shteti ynë do ta bëjë të pamundshmen që secili qytetar i tij të ndihet i lirë për të vepruar politikisht dhe për të shprehur qëndrimet e veta politike”, theksoi ajo./Gazeta Sinjali/