Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani sot do të ketë disa takime zyrtare me ambasadorë.
Osmani fillimisht do të takohet me ajmbasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.
Ajo gjatë ditës do të takohet edhe me ambasadorin e Italisë në Kosovës, Nicola Orlando, me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, si dhe gjatë pasdites është aranzhuar një takim me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolovan.
Në fund të ditës, Osmani do të organizojë pritje për përfaqësuesit e mediave të akredituara në Kuvend.
Takimi i parë i Osmanit pas marrjes së postit të ri ishte ai me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. /Gazeta Sinjali/