image Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është i domosdoshëm

Politikë

Osmani: Siguria në kontinentin tonë po sfidohet, bashkëpunimi është i domosdoshëm

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.

Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratike.

“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formumin e Paqes që u mbajt në Paris.

Forumi i Paqes në Paris i krijuar në mars të vitit 2018, çdo vit mbledh liderët botërorë e krerët e organizatave të ndryshme ndërkombëtare për të diskutuar për një mori çështjesh dhe tenton të gjejë forma të veprimit kolektiv.

/GazetaSinjali/