Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se siguria në kontinent po sfidohet prandaj bashkëpunimi është domosdoshmëri.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka thënë se rëndësia e bashkëpunimit bëhet duke u bazuar në vlerat e përbashkëta dhe vlerat demokratike.
“Me arkitekturën e sigurisë që po sfidohet në kontinentin tonë, rëndësia e bashkëpunimit të bazuar në vlerat e përbashkëta, respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerat demokratike bëhet një domosdoshmëri”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani gjatë ditës së djeshme ishte paneliste në temën “Navigimi në trazirat ndërkombëtare” në Formumin e Paqes që u mbajt në Paris.
Forumi i Paqes në Paris i krijuar në mars të vitit 2018, çdo vit mbledh liderët botërorë e krerët e organizatave të ndryshme ndërkombëtare për të diskutuar për një mori çështjesh dhe tenton të gjejë forma të veprimit kolektiv.