image Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

Sociale

Osmani shpreh ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut

news image

Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për viktimat në Seul të Koresë së Jugut, pas tollovisë që u shkaktua në një organizim për festën Halloween.

Osmani u shpreh e pikëlluar, teksa uroi shërim të shpejtë personave të lënduar.

“E pikëlluar nga tragjedia që po ndodh në Seul. Mendimet tona janë me të dashurit e atyre që kanë vdekur dhe me njerëzit e Koresë së Jugut”.

“I urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe forcë për ekipet e emergjencës”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Ndryshe, deri më tani numri i të vdekurve ka shkuar në 151.

/GazetaSinjali/