image Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Ahmet Brahimaj

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Ahmet Brahimaj

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së mjeshtrit të baletit Ahmet Brahimaj.

“Sot iku rithemeluesi i trupës së baletit të Kosovës. Njeriu, i cili dha gjithçka për baletin, artisti i merituar dhe profesionisti i pakompromis.

Ahmet Brahimaj është përfaqësues i brezit të parë të baletanëve të Kosovës dhe do të mbetet ikona e artit skenik të baletit.

Trupa e Baletit mbeti pa frymëzuesin, bashkëpunëtorin e mirë e  vetëmohuesin! Kosova mbeti pa maestron!

Ngushëllime komunitetit artistik!

Pusho në paqe mjeshtër!​”, thuhet në telegramin e Osmanit. /Gazeta Sinjali/