image Osmani shkon në Turqi, pritet të takohet me Erdoganin

Politikë

Osmani shkon në Turqi, pritet të takohet me Erdoganin

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në samitin vjetor të SEECP-së dhe në takimin inaugurues të Forumit Diplomatik të Antalias.

Kështu u bë e ditur në një njoftim për media nga Presidenca.

“Në këtë samit, i cili sivjet mbahet për herë të 25-të dhe këtë vit udhëhiqet nga Turqia, Presidentja do të flasë lidhur me qëndrimet e Republikës së Kosovës për sa i përket bashkëpunimit rajonal, adresimit të sfidave të pandemisë, si dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në njoftim.

Presidenca ka bërë të ditur se Osmani do të takohet edhe me presidentin e Turqisë dhe disa liderë tjerë.

“Në këtë forum ajo do të jetë pjesë e panelit “Global Governance: Neë Approaches for Global Solutions” (Qeverisja globale: Qasje të reja për zgjidhje globale). Ajo po ashtu do të flasë edhe në disa prej ngjarjeve të tjera të organizuara nga ky forum”, thuhet tutje në njoftim.

“Gjatë qëndrimit në Turqi, znj. Osmani do të ketë edhe disa takime me përfaqësues të vendeve të ndryshme, pjesëmarrës në këto dy forume. Ajo do ta takojë presidentin e Turqisë, z. Erdogan, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, z. Borell, ministrin e Jashtëm të Pakistanit, z. Makhdoom Shah Mahmood Qureshi, si dhe udhëheqës të tjerë pjesëmarrës në këtë forum”.

/GazetaSinjali/