image Osmani shfuqizon dekretin për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë

Politikë

Osmani shfuqizon dekretin për emërimin e djalit të Haxhi Shalës konsull në Pragë

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikatë për media nga presidenca dhe thuhet se sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.

Për më tepër, thuhet se bazuar në informatat që janë dërguar në presidencë, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte pëlqim nga shteti pritës.

“Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu në njoftim thuhet se Osmani është e përkushtuar që të mbrojë ligjshmërinë dhe profesionalizmin përgjatë emërimeve në shërbimin e jashtëm.

Ndryshe, gjatë ditës, lajmi për emërimin e djalit të Haxhi Shalës. Flakron Shala, konsull në Pragë, bëri mjaft bujë në publik.

/Gazeta Sinjali/