Presidentja Vjosa Osmani është pyetur rreth deklaratave të fundit të bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu i cili para dy ditësh i quajti mediet e Kosovës “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”.
Mirëpo, Osmani ka refuzuar që të përgjigjet në pyetjet e bëra nga gazetarët, në përfundim të ceremonisë për ndarjen e medaljes presidenciale familjarëve të aktivistëve të Vetëvendosjes, Mon Balaj dhe Arben Xheladini, të vrarë më 10 shkurt 2007.
Ajo tha se mediat i kanë lejuar vetëm për të marrë pamje nga ky takim dhe pas këtyre pyetjeve gazetarët janë larguar nga salla ku po mbahet takimi.
“Jemi në takim ju kisha lut. Është tepër jo korrekte ndaj familjeve. Është tepër jo korrekte në raport me familjet. Komenti im është që jeni duke ofenduar familjet që janë këtu për momentin. Keni hyrë brenda për të marrë pamje edhe pse nuk keni paralajmëruar që do të vini , ne sërish ju lejuam. Ne je lejuam që të merrni pamje kurse në intervista të tjera flasim. Është ofendim në raport me familjarët që të bëni gjëra të tilla. Me të vërtet është ofendim”, ka thënë Osmani.