Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise, por nuk ka ngushëlluar familjen e ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, për vdekjen e familjarit të tyre, Fazli Veselit.
Osmani përmes një postimi në Twitter është shprehur e pikëlluar për vrasjen e presidentit të Haitit gjatë një sulmi në rezidencën e tij.
Mirëpo, e para e vendit nuk ka gjetur kohë për të ngushëlluar familjen e Veselit.
“Jam i pikëlluar kur dëgjova për vrasjen e Presidentit Moïse dhe u trondita kur dëgjova për sulmin e neveritshëm. Unë pata rastin ta takoja personalisht para një muaji. Mendimet e mia në këtë kohë janë me familjen e tij dhe njerëzit e Haitit”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë se për vdekjen Fazli Veselit kanë shprehur ngushëllim shumë zyrtarë të institucioneve publike në vend./Gazeta Sinjali/