image Osmani reagon pas sulmit mbi civilë në Kremenchuk: Sulmi i Putinit, i egër dhe thellësisht çnjerëzor

Sociale

Osmani reagon pas sulmit mbi civilë në Kremenchuk: Sulmi i Putinit, i egër dhe thellësisht çnjerëzor

news image

Për sulmin rus mbi civilë në qytetin Kremenchuk në Ukrainë ka reaguar presidentja e vendit, Vjosa Osmani. Këtë sulm Osmani e ka quajtur ç’njerëzor dhe e ka cilësuar si akt terrori, shkruan Gazeta Sinjali.

Sulmi i fundit i Putinit mbi një mijë civilë të pafajshëm në Kremenchuk është i egër dhe thellësisht çnjerëzor. Ky është një akt terrori dhe një vazhdimësi e krimeve sistematike të luftës kundër civilëve”, ka shkruar Osmani.

“Zemrat tona janë për popullin e Ukrainës. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ta”, deklaroi Osmani.

/GazetaSinjali