image Osmani reagon pas fitores së djelmoshave të kombëtares së Kosovës: Një fitore e shumëpritur

Sociale

Osmani reagon pas fitores së djelmoshave të kombëtares së Kosovës: Një fitore e shumëpritur

news image

Pas fitores që shënoj Kosova në mbrëmjen e sotme ndaj Qipros, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, faqen zyrtare në Facebook.

Osmani tha se kjo ishte një fitore e shumëpritur, ndërsa iu uroi fat futbollistëve të Kosovës në ndeshjet e radhës, përcjell Sinjali.

“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.

Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, shkruajti presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/