image Osmani pyetet si i ka raportet me Kurtin, kjo është përgjigja e saj e shkurtër

Politikë

Osmani pyetet si i ka raportet me Kurtin, kjo është përgjigja e saj e shkurtër

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zgjedhur Instagramin për t’iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve. Gjatë orëve të fundit, ajo i është përgjigjur disa prej pyetjeve dhe po vazhdon të përgjigjet.

Një prej pyetjeve të qytetarëve për presidenten Osmani, ishte edhe ajo për raportet e saj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Çfarë janë raportet mes jush dhe Kryeministrit? Të mira, shumë të mira apo të shkëlqyeshme?”, ka qenë pyetja që një qytetar i ka bërë presidentes Osmani.

“Të shkëlqyeshme deri më tani”, është përgjigjur ajo.

/GazetaSinjali/