Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar deputetin ukrainas, Goncharenko, ku potencoi se Kosova prej fillimit të agresionit të Rusisë më 24 shkurt është në anën e BE-së, SHBA-së dhe vendeve demokratike dhe i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.
Sipas Osmanit, populli i Ukrainës po kalon një periudhë jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështirë duke
e përballur me agresion ushtarak dhe krime kundër njerëzimit. Populli i Kosovës ka përjetuar një
luftë të ngjashme.
Ajo ka theksuar se populli i Kosovës ka hapur zemrën dhe derën për të strehuarit nga Ukraina. Dhe që
deri më tash në Kosovë kanë gjetur strehim një grup i gazetarëve nga Ukraina.
Deputeti Goncharenko e njoftoi presidenten se në Parlamentin e Ukrainës është krijuar grupi i
deputetëve “Miqtë e Kosovës”, të cilët do të shërbejnë si platformë për thellimin e bashkëpunimin
parlamentar mes dy vendeve.
Ai shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se do të
angazhohet në zgjerimin e mbështetjes për Kosovën brenda Asamblesë Parlamentare të Këshillit të
Evropës.