image Osmani priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando, zotohen për thellimin e bashkëpunimit

Politikë

Osmani priti në takim ambasadorin italian Nicola Orlando, zotohen për thellimin e bashkëpunimit

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando.

Në këtë takim, biseduan për shumë çështje të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për bashkëpunimin ndërparlamentar dhe menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19.

Kryetarja Osmani e falënderoi Italinë për ndihmën dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë, sidomos në ofrimin e pajisjeve mjekësore dhe tash së fundi, me dërgimin e një ekipi të mjekëve të specializuar për luftimin e pandemisë.

Sipas saj, përvoja që do të sjellin mjekët italianë është shumë e vlefshme për institucionet tona shëndetësore.

Kryetarja Osmani shprehu po kështu bindjen se bashkëpunimi i mirë i deritanishëm mes dy parlamenteve do të vazhdojë. Ajo shprehu gatishmërinë e saj dhe të Kuvendit të Kosovës që të punojë ngushtë me Parlamentin italian për ta fuqizuar edhe më tej diplomacinë parlamentare.

Ambasadori Orlando, nga ana tjetër, theksoi se Kosova dhe Ballkani Perëndimor kanë vëmendjen e politikës së e jashtme të Italisë dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe më tej, për ta lehtësuar rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së. /GazetaSinjali/