Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, ka thënë se asnjë çështje nuk është me prioritare në procesin e dialogut me Serbinë ‘sesa kthimi i më të dashurve tanë’.
“Jemi sërish bashkë me familjarët e atyre që na mungojnë më së shumti, të zhdukur me dhunë nga lufta e fundit, ashtu sikurse ky memorial, ashtu do t’i mungojnë ata jo vetëm shpirtit të gjithsecilit prej nesh, po shpirtit të një kombi të tërë. Fati i tyre bëhet shumë më tragjik kur dihet që janë në duart e shtetit serb, shtetit që ka ushtruar gjenocid ndaj popullit të Kosovës e i cili fatkeqësisht ende nuk po distancohet nga kjo e kaluar e tmerrshme dhe ngarkimet që ka kryer ndaj popullit tonë”, tha Osmani.
“Të zhdukurit më dhunë janë plaga me e thellë, ndër plagët më të mëdha të Kosovës së pasluftës. Kjo i bën përpjekjet tona shumëfish më të mëdha për të kërkuara përgjegjësi nga Serbia, dhe për t’u siguruar që asnjë çështje nuk është më prioritare në procesin e dialogut me Serbinë se sa kthimi i më të dashurve tanë, asnjë dhimbje s’është me e madhe, e rrjedhimisht asnjë çështje s’mund të jetë asnjëherë prioritet më i madh”, u shpreh presidentja.